Paris Hilton tha se refuzoi presidentin amerikan Joe Biden për të qënë DJ në dasmën e Britney Spears. Paris është një mikeshë e vjetër Britney-it , ku ishte edhe e ftuar në dasmën e këngëtares së famshme.
Asaj iu kërkua nga Britney të bëhej DJ në dasmën e saj të shumëpritur. Paris gjithashtu zbuloi se asaj i ishte kërkuar po në të njëjtën ditë të ishte DJ në Samitin Amerikave, ku do të merrnin pjesë predidenti amerikan Joe Biden dhe liderë nga e gjithë bota.
“Më kërkuan në fakt të isha DJ për Presidentin Biden dhe të gjithë presidentët e tjerë anembanë botës për darkë, por dasma e Britney-it ishte më e rëndësishme për mua,” tha Paris në Podcastin e saj “This Is Paris”.
Linku: https://www.mirror.co.uk/3am/celebrity-news/paris-hilton-turned-down-president-27205134
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cewhv-hvXmE/