Home ShowBiz Zhaklin Lekatari flet rreth shoqërisë shqiptare, ja pse jemi të dhunshëm
Zhaklin Lekatari flet rreth shoqërisë shqiptare, ja pse jemi të dhunshëm
0

Zhaklin Lekatari flet rreth shoqërisë shqiptare, ja pse jemi të dhunshëm

0
0

Gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari,  ishte e ftuar  në emisionin “Fol me mua” të Rovena Dilos në Fax News.

Gjatë bisedës së saj me moderatoren ajo u shpreh se pavarësisht se është paragjykuar shumë kur nisi të fliste rreth temave që konsiderohen ‘tabu’ në shoqërinë shqiptare, njerëzit vitet e fundit  kanë filluar të jenë më pranues kundrejt temave të edukimit seksual.

Zhaklin gjatë intervistës tha  se shoqëria shqiptare rrethohet nga shumë fenomene negative ku shumica e njerëzve nuk pranojnë gabimet e tyre dhe arrijnë në fazën e “breakdown”.

Themeluesja  e blogut “Tabu.al” u shpreh se i mbron të drejtat e grave jo se financohet nga dikush, por sepse kërkon të kontribuojë në emancipimin e shoqërisë shqiptare.

Ajo u shpreh se: “Shoqëria jonë është hipokrite por emëruesi i përbashkët është frika dhe mospranimi i vetes, gabimet që kemi bërë. Por herët ose vonë do të kesh një “breakdown”, prandaj këtu ka shumë fenomene negative, dhunë, vetvrasje, pedofili. Nuk bëhen statistika këtu, 97% të vrasësve në botë janë burra që vrasin gratë. Mënyra si edukojmë fëmijët bën që të kemi këtë shoqëri.”

Pyetjes se si ia del me komentet negavtive dhe personat që e shajnë ajo iu përgjigj: “Ka ndryshuar situata vitet e fundit, më parë kisha më shumë njerëz që më ofendonin. Në fund të ditës ka një vijë llogjike të cilës po i qëndrojë, tani e ndjej dashurinë e publikut, sidomos gratë dhe vajzat. Sa herë flasim për dhunën apo virgjërinë nuk ka angazhim nga institucionet. Nëse ne edukojmë dhe fuqizojmë vajzat, shoqëria do të jetë më e zhvilluar.”

Linku: https://www.instagram.com/p/Cfez_QXp2qt/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CbLYonCtONk/?utm_source=ig_web_copy_link