Home Lifestyle Krizë në çift për të lindurit e kësaj shenje, horoskopi 7 korrik 2022
Krizë në çift për të lindurit e kësaj shenje, horoskopi 7 korrik 2022
0

Krizë në çift për të lindurit e kësaj shenje, horoskopi 7 korrik 2022

0
0

Dashi

Jeni shumë konfuz, gjendeni në pritje për një përgjigje që nuk po vjen. Ky është një muaj që do të sjellë lajme, ndoshta tashmë ka pasur disa mundësi të mira në qershor, por nëse keni bërë shumë propozime nuk mund të prisni që të gjitha të jenë të suksesshme. Do t’iu duhet pak durim të paktën deri në mesin e këtij muaji. Kujdes në marrëdhëniet ndërpersonale.

Demi

Demi duhet të ketë sigurinë e të qenit i dashur, në këtë periudhë ata që janë martuar së fundmi do të jenë të lumtur por do të donin të ishin më protagonistë në jetën e partnerit. Ndonjëherë përfshiheni në lidhje rastësore që më pas nuk arrini t’i mbani me kalimin e kohës. Nëse, nga ana tjetër, keni personin e duhur pranë jush, mundohuni ta bëni të lumtur.

Binjakët

Horoskop i rëndësishëm për marrëdhëniet, miqësitë dhe takimet. Ka një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në lojë, por kujdes në disa marrëdhënie profesionale me shenjën e Dashit dhe Gaforres. Mund të shfaqen paqartësi që duhet të zgjidhen sa më shpejt.

Gaforrja

Një ditë tjetër me mendime të vogla, këto ditë ju mendoni dhe mendoni se do të ishte e përshtatshme të ndryshoni jetën tuaj, thjesht duhet të vazhdoni gjërat në të cilat besoni, madje mund të vendosni të filloni një rrugë të re. Do të jetë një ditë pak e lodhshme për ju.

Luani

Të lindurit në shenjën e Luanit duhet ta shfrytëzojnë këtë të enjte për të thënë gjithçka që mendojnë, mundohuni të evitoni problemet në dashuri. Ditët e së premtes dhe të shtunës do të jenë pak të rënda, më pas e diela do të jetë një rikuperim i madh. Mundohuni të mos dëgjoni provokimet, mos u lini hapësirë atyre që do të donin t’iu shpërthejnë nervat.

Virgjëresha

Për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës ditët në vijim janë të rëndësishme. Të premten do të keni një horoskop të dobishëm, për ndjenjat e shtyjmë gjithçka për në pjesën e dytë të korrikut sepse ka vëshirësi për t’u kapërcyer të shkaktuara nga fati. Mërkuri është kthyer në favorin tuaj, kjo do t’iu ndihmojë në projektet profesionale.

Peshorja

Ditë frymëzuese për të lindurit e  kësaj shenje. Nëse nuk po bëni diçka që kënaq shqisat, shikimin dhe zemrën tuaj, nuk jeni duke vepruar si duhet. Ju duhet vërtet pak qetësi pas një periudhe të rëndë në fund të pranverës.

Akrepi

Këto janë tre ditë të rëndësishme për të përjetuar eksperienca të reja dhe kjo aftësi mund të jetë e dobishme edhe në dashuri. Nga tani deri të shtunën do të keni një lloj drite në jetën tuaj që do t’ju udhëheq drejt diçkaje të bukur dhe të rëndësishme.

Shigjetari

Mos e humbisni mundësinë për të zhvilluar një projekt për javët e ardhshme. Në dashuri, ky mbetet një horoskop disi i butë. Po i jepni shumë kohë dhe hapësirë shqetësimeve tuaja.

Bricjapi

Jeni të vendosur të bëni mirë dhe të arrini rezultate të shkëlqyera. Kjo do t’iu sjell kënaqësi të mëdha. Mos e humbni besimin në atë që ndjeni dhe atë që doni. Këshilla është të ndiqni instinktet tuaja.

Ujori

Angazhimet në këtë periudhë janë të shumta dhe kjo ka bërë që të neglizhoni partnerin tuaj. Kujdes sepse në planin afatgjatë kjo mund të shkaktojë krizë në marrëdhënien me partnerin tuaj.

Peshqit

Një lloj konfuzioni vazhdon për ju që  është duke i’u munduar. Së shpejti të gjitha pyetjet që i keni bërë vetes do të marrin përgjigje. Mundohuni të mos dorëzoheni.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-le-previsioni-di-giovedi-7-luglio-2022/

Burimi i fotos: pexels.com