Eneda Tarifa është një nga këngëtaret dhe moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.
Pas largimit të saj nga bota e televizonit, jeta personale e artistet ka mbetur enigmatike.
Ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Abc e Pasdites’ ku ndau një rrëfim të detajuar të jetës së saj pas largimit nga televizioni me moderatorin Ermal Peçi.
Pyetur se nëse ajo do të dëshironte të rikthehej si prezantuese në “Portokalli”, këngëtarja është përgjigjur:
“As më shkon mendja fare. Ndjej që jam lodhur gjithë këto vite në ekran. U bë që në vitin 2010 që jam non stop në prezantim. Dua këto vite t’i kushtohem muzikës, të lë disa këngë dhe disa kujtime për vajzën time që ndoshta janë edhe trashëgimia e saj më e madhe.”
Kujtojmë se Eneda Tarifa ka qënë një ndër prezantueset që ka qëndruar për një kohë më të gjatë në emisionin “Portokalli” përkrah Salsano Rapit.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=90BOHRJYSx4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cb-rViiMT-u/