Home ShowBiz Ajka feston ditëlindjen, Besi emocionon me urimin për të bijën
Ajka feston ditëlindjen, Besi emocionon me urimin për të bijën
0

Ajka feston ditëlindjen, Besi emocionon me urimin për të bijën

0
0

Në familjen e Besit dhe Xhensilës ka vend për festë. E shtrenjta e tyre Ajka feston ditëlindjen.

Nuk kishte si të mungonte një urim special nga babi Besi.

Lulja ime e shpirtit, urime 4-vjetorin. Njeriu nuk e kupton kurrë që vitet fluturojnë, përveçse tek femija e tij. Janë pak 4 vite, por mbase edhe shumë. Fli sonte në paqe!

E shenjta e shtrenjta ime Ajka.

Gjumi yt i bardhë si lulet e kumbullës! Frymëmarrja jote sikur fryma e Zotit në trupin e krijuar, jetë jetë jetë. Sjellja në jetë e një jete (fëmijë) sillka me vete edhe jetë të tjera, për mua, për nënën tënde, për ata që dinë të duan dhe duan të të duan.

Gjumi yt trëndafil lëshon aromën e frymëmarrjes tënde.

Dhe sdi çtë bëj me gjumin tënd, përveç se jam ulur dhe të lutem si në një vend të shenjte. U rritsh e lumtur, me Zotin bariun tënd, gjumin ta mbroj unë!

Edhe 100 ëndrra me engjej pafsh! Të dua me fuqinë e 1000 diejve!”, ka shkruar Besi krahas fotos së Ajkës. Të gjithë jemi kurrioz të shikojmë urimin e Xhensilë.

Linku: https://www.instagram.com/bes_kallaku/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0892e195-6c2f-49ca-a149-3dba04f28368

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Car-uowu2Xv/

tags: