Victoria Beckham ka folur për shqetësimin e rreth sigurisë së vajzës Harper pasi një përndjekës u përpoq ta merrte 11-vjeçaren nga shkolla.
Victoria dhe burri i saj David Beckham janë kërcënuar nga Sharon Bell gjatë një periudhe prej pesë vitesh, aq sa çështja përfundoi në gjykatë.
Bell, e cila akuzohet për ngacmim u shfaq virtualisht në gjykatë të martën, ku Victoria dhe bashkëshorti i saj David paraqitën deklarata në lidhje me eksperiencën traumatike.
E jo vetëm kaq, pasi bëhet me dije se Beckham ka marrë tre letra kërcënuese nga e akuzuara.
Gjykatësi i rrethit ka vendosur një urdhër mbrojtjeje të pacaktuar për ndjekje, duke e ndaluar Bell-in të kontaktojë Beckham-ët ose katër fëmijët e tyre.
“Ky është një nga ato raste të rralla ku një urdhër i pacaktuar është i nevojshëm për të mbrojtur ata anëtarë të familjes Beckham të përmendur brenda saj nga dëmtimi serioz psikologjik ose fizik nga zonja Bell,” tha ai.
Linku: https://www.hellomagazine.com/celebrities/20220713145226/victoria-beckham-fear-harper-safety-stalker/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CbnA7HaoAxa/