Është hapur zyrtarisht gjyqi i Kevin Spacey në Mbretërinë e Bashkuar mbi akuzat për abuzime të shumta seksuale.
Fituesi i çmimit Oskar, u paraqit në Gjykatën Qendrore Kriminale të Londrës për herë të dytë në gjykatë në më pak se një muaj, ku për herë të parë u deklarua zyrtarisht i pafajshëm për të pesë akuzat ndaj tij.
Akuzat kundër Spacey-t, të cilat u lexuan të plota, përfshijnë katër akuza për sulm seksual ndaj tre burrave që datojnë nga viti 2005.
Në seancën dëgjimore, megjithëse Spacey nuk u ftua për të dhënë një deklaratë zyrtare, avokati i tij se aktori “mohon me forcë çdo krim në këtë rast”. Ai gjithashtu luftoi me sukses që klientit të tij t’i jepej liria me kusht, një lëvizje që prokurorja nuk e kundërshtojë.
Sipas drejtësisë ai do ta përfundoj dënimin në banesën e tij në Londër, i paaftë për të punuar dhe vazhduar me jetën e tij private.
Linku: https://finance.yahoo.com/news/kevin-spacey-arrives-second-court-081545213.html
Burimi i i fotos: https://www.instagram.com/p/BTDElSLjOJ8/