Home ShowBiz Prindër për herë të parë, çifti i njohur ndan lajmin emocionues
Prindër për herë të parë, çifti i njohur ndan lajmin emocionues
0

Prindër për herë të parë, çifti i njohur ndan lajmin emocionues

0
0

Jenna Johnson dhe Valentin Chmerkovskiy do të bëhen prindër!

Çifti i famshëm i balerinëve të Dancing with the Stars, të cilët u martuan në 2019, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë .

Çifti zbuloi se mori vesh për lajmin e shtatzanisë pasi u kthyen nga një udhëtim.

Jenna rrëfeu për revistën people se filloi të vërente shumë ndryshime në trupin e saj, gjë që e shtynë të besonte se ishte shtatzënë

Ajo u shpreh se:”Shokim dhe thjesht mosbesim, ishte  një çmenduri. Nuk mund ta besoja sepse nuk ishte një udhëtim i lehtë për ne që të mbetesha shtatzënë.”

Lidhur me partnerin e saj ajo u shpreh se:”Nëse ai është një bashkëshort i mirë, ai ka për të qenë një baba i përkryer. Ai është shumë i duruar dhe i dashur. Kështu që unë mendoj se të gjitha këto atribute të vogla thjesht do ta bëjnë atë një baba të jashtëzakonshëm.”

Ndërsa Valentin shpreson të kthehet në DWTS në vjeshtë, Jenna do të vazhdojë të fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien e foshnjës së tyre.

jen

Linku: people.com

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNWIc7tr9Gx/