Home ShowBiz Vëllai i Chris Rock zbulon arsyen e vërtetë të shuplakës së Will Smith
Vëllai i Chris Rock zbulon arsyen e vërtetë të shuplakës së Will Smith
0

Vëllai i Chris Rock zbulon arsyen e vërtetë të shuplakës së Will Smith

0
0

Vëllai i Chris Rock, Toni ka pohuar se arsyeja e vërtetë e shuplakës së Will Smith në Oscar kishte të bënte me marrëdhënien mes Jada Pinkett Smith dhe reperit Tupac Shakur.

Kur Tony Rock u pyet nëse shuplaka e Smith ishte një reagim ndaj shakasë së Chris Rock për alopecinë e Jada Pinkett Smith, ai u përgjigj me një “jo” të fortë.

“Ai qeshi i pari. Kështu që nuk është turp. Ai po qeshte. Në kohën kur ata u përqendruan te vëllai im dhe u kthyen te Will, ai nisi të ecte. Ndoshta ishte për shkak të reagimit të Jada-s.”

Tony beson se shuplaka kishte të bënte me marrëdhënien e Jada Pinkett me reperin Tupac dhe mënyrën se si ndihet Will për këtë, duke qenë se gjithmonë e ka urryer nofkën “i butë’”

“Mendoj se shuplaka ishte grumbullimi i gjithë shuplakave të marra nga ai ndër vite”, tha Tony Rock, duke shtuar:

“Ai e tha vetë, gjithmonë e urrente emërtimin “i butë”. Ai është i butë. Jada nuk do ta lërë Tupac të vdesë, ka gjithmonë diçka për të thënë për të. Nuk po flas për gjëra familjare që njerëzit nuk i dinë… kjo është diçka që të gjithë e dinë. Jada flet zakonisht për Tupac dhe marrëdhënien e saj me të. Si një burrë i martuar me këtë grua, ai mendon ‘a nuk mjafton ajo që po bëj?”

Linku: https://99newsbuzz.com/chris-rocks-brother-reveals-the-real-reason-for-will-smith-slap-more-news/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cb3nIazhWs5/

tags: