Fansat dyshojnë se Shakira po takohet fshehurazi me aktorin Chris Evans pas ndarjes së saj me yllin e futobollit Pique.
Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçare, është beqare pas ndarjes së saj nga një lidhje 11-vjeçare ke futbollistin.
Mirëpo mesa duket Shakira e ka harruar shumë shpejt Piquen dhe ka nisur një romancë të re me aktorin e njohur Chris Evans.
Gjithçka lindi pasi dyshja u panë të ndiqni njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale menjëherë pas ndarjes së Shakirës.
Dyshimeve u shtua edhe një koment i dyshimtë i Chris në një intervistë që zgjoi më shumë spekulime te fansat.
Chris u pyet se ku është më i fokusuar në këtë moment në një intervistë për The Grey Man.
Përgjigja e tij ishte se ai është në një mision për të gjetur dikë me të cilin do të kalojë pjesën tjetër të jetës.
Në një intervistë tjetër për Lightyear, Chris u pyet se çfarë mendonte për ndarjen e fundit të Shakirës.
Ai u përgjigj se “nuk kishte pasur rastin ta takonte”, por “është një fans i madh”.
Të mos mjaftonte vetëm kaq në rrjet po qarkullojnë fjalë se këngëtarja po przanton fëmijët e saj me të dashurin e ri.
Kolumbianja u kap së bashku me fëmijët e saj, Milan dhe Sasha, duke zbritur në aeroportin e San Diego-s.
Pique, nga ana tjetër, ndodhet gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, megjithëse mbrojtësi është në bregun e kundërt, pasi përgatitjet parasezonale të Barcelonës janë duke u zhvilluar në Miami.
Fakti që Shakira, e cila gjithashtu zotëron shtëpi në Miami dhe Bahamas, ka udhëtuar me fëmijët e saj në Kaliforni, do të thotë se udhëtimi është më shumë për kënaqësi sesa biznes.
Kjo paraqitje e Shakirës në një qytet pranë Los Anxhelosit ka nxitur dyshime që nga një takim i Chris me fëmijët e këngëtares.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgPlzd1oIDa/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/CgRx4uXOfJR/?utm_source=ig_web_copy_link