Home Lifestyle E diela do të sjellë qetësi shpirtërore për këto shenja, horoskopi 24 korrik 2022
E diela do të sjellë qetësi shpirtërore për këto shenja, horoskopi 24 korrik 2022
0

E diela do të sjellë qetësi shpirtërore për këto shenja, horoskopi 24 korrik 2022

0
0

Dashi

Sot do të keni ende prezent Hënën dhe Mërkurin e favorshëm që premton shumë për ju. Jupiteri ende në shenjë mund t’ju ketë sjellë tashmë një konfirmim të rëndësishëm që e prisni prej kohësh. Për beqarët dita e sotme do të jetë e mbushur plot emocione dhe relaks.

Demi

Dita e sotme do të sjellë momente tepër të veçanta, që do të jenë për ju si një rilindje që do të ketë kulmin në vitin 2023, me hyrjen e Jupiterit në shenjë tuaj. Në punë frytet e angazhimit tuaj nuk do të vonojnë.

Binjakët

Sot Hëna në shenjë mund t’ju sigurojë diçka shumë e bukur. Çiftet forcojnë harmoninë e tyre ndërsa beqarët mund të bëjnë njohje interesante. Ndoshta vjen një mundësi gjatë kohës që nuk jeni të vëmendshëm dhe do t’ju gjejë në befasi.

Gaforrja

Sot do t’ju duhet të përballeni ende me këtë ndjenjë të pakëndshme që ju bren prej kohësh. Që nga maji i kaluar puna nuk ka zhvillime për ju. Dashuria dhe familja do të jenë streha më e ngrohtë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Luani

Kjo e diel do t’ju ndihmon t’i riktheheni pasionit. Përpiquni ta kaloni ditën pranë njerëzve që doni vërtet. Gjatë kësaj periudhe edhe ju keni pasur probleme, por do të dini si t’i kapërceni, pasi njerëz të dashur do t’ju ndihmojnë. Në punë do të keni mundësi të mira për projekte të reja.

Virgjëresha

Sot do të jetë një ditë tjetër konfuze, kini kujdes! Mos u dëshpëroni, tensionet e përjetuara në qershorin e kaluar nuk do të kthehen, por në orët në vijim do të ishte më mirë që të shkëputeni nga problemet. Mundohuni të mos i impononi idetë tuaja partnerit.

Peshorja

Dita e sotme do të jetë një e dielë e qetë, e ndriçuar nga një Hënë dashamirëse. Në përgjithësi, ju jeni duke përjetuar një kohë veçanërisht të stuhishme në dashuri. Duhet kujdes, sidomos nëse keni të bëni me Dashin, Akrepin ose Bricjapin. Ju nuk duhet ta lini ankthin t’ju mbizotërojë.

Akrepi

Mundohuni të qëndroni larg provokimeve sot. Disa ditë më parë mund të keni pasur një debat të ashpër me dikë ose thjesht jeni në stres nga çështjet financiare. Relaksohuni dhe argëtohuni për disa ditë, keni nevojë për këtë qetësi!

Shigjetari

Fatkeqësisht, Hëna nuk është favorizuese për shenjën tuaj. Gjatë kësaj dite do të ndiheni të hutuar, konfuzë dhe ndoshta edhe të tensionuar. Në 24 orët e ardhshme, kini kujdes në dashuri dhe familje.

Bricjapi

Sot do të jetë një ditë tjetër që do t’ju lejojë një rikuperim të vogël. Sigurisht, dashurisë duhet t’i kushtoni gjithmonë më shumë vëmendje. Megjithatë shpresojmë që personi që keni në krah t’ju dojë vërtet, për të kuptuar periudhën e vështirë që po kaloni. Keni një ndjenjë të vazhdueshme se të tjerët ju detyrojnë në punë dhe se ju mungon njëfarë kënaqësie.

Ujori

Sot do të karakterizoheni nga energji të mira në dashuri. Sektori i ndjenjave është i qetë edhe nëse nuk ka histori të mëdha dashurie në horizont. Gjithashtu edhe në jetën praktike ndihesh më i qetë dhe ai stabilitet që ju ka munguar ditët e fundit do të kthehet.

Peshqit

Në ditën e sotme do t’ju duhet të përballeni me një hënë të kundër. Është më mire për ju të bëni kujdes ekstrem, veçanërisht nëse keni pranë jush njerëz që mund t’ju bëjnë nervoz. Këtë të diel do ta keni të lehtë të humbisni durimin që në provokimin e parë. Një bashkëpunim i ri do të nisë shumë shpejt.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-le-previsioni-di-domenica-24-luglio-2022/

Burimi i fotos: pexels.com