Gentian Zenelaj ka qenë i ftuar në “Pushime On Top” ku ka folur rreth karrierës dhe jetës personale.
Gentiani ka shprehur se ëndrra e tij që i vogël ka qenë të bëhej kuzhinier.
“Ëndrra ime ka qenë të bëhesha kuzhinier. Kur e mbarova unë 9-vjeçaren në kohën e komunizmit, kishte dy zgjedhje-Ose të futeshe në gjimnaz, ose në punë pra në shkollë profesionale. Unë zgjodha shkollën e kuzhinës që ishte në Tiranë sepse kishim njerëz jashtë dhe familja ime ishte me njollë në biografi.“- tha ai për “Pushime On Top”.
Aktori dhe moderatori gjithashtu ndau disa nga eksperiencat e tij në punë të ndryshme që ka realizuar ndër vite.
“Ishte periudha e ‘96-ës dhe unë punoja në ndërtim. Dilja nga shtëpia ime dhe shkoja tangent në Kune, ku kishin filluar të ndërtoheshin vilat e para. Dhe kisha me vete një çantë ku mbaja bukën, një bluzë, etj. Kur pas meje dëgjoj dy njerëz që më thërrisnin “O çuni ndalo”, dhe shoh dy policë me armë në dorë që më thoshin “Mos lëviz dhe hape çantën”. Mund të kem qenë 17-vjeç. Ishte periudha ku njerëzit kishin filluar të hidhnin dinamit dhe policia kishte filluar të kontrollonte çdo njeri”, tha aktori.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=oAbOD5AA5Yo
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9MymiTI81P/