Home ShowBiz Pasi u dënua nga policia, Don Xhoni reagon i penduar
Pasi u dënua nga policia, Don Xhoni reagon i penduar
0

Pasi u dënua nga policia, Don Xhoni reagon i penduar

0
0

Reperi Don Xhon postoi dje në Instagram një foto të veturës së tij më të re.

Ajo që  tërhoqi vëmendjen e ndekësve ishte jo vetëm vetura, por edhe fakti se ai kishte parkuar në vendin e gabuar.

Në foto shihet se reperi kishte parkuar në vendin e parkimit të personave me aftësi të kufizuara.

Ky gabim i tij nuk kaloi pa u venë re nga rrjeti.

Reperi ka reaguar sot, ku ka treguar se për gabimin në fjalë, e ka marrë dënimin e merituar nga Policia e Kosovës.

“Absolut ka qenë gabim që e kam ndaluar aty veturën për pak minuta sa me e realizu foton por e vërteta dhe vëtëm e vërteta është që nuk e kam bërë me qëllim pasiqë nuk e kam parë fare simbolin. Për këtë kam marrë dënimin e merituar prej Policisë sonë që kam shumë respekt për ta dhe kanë shumë të drejtë për këtë gjobë. Edhe unë gaboj dhe nuk ka njëri që nuk gabon por problemi është që përse e bëni mizën elefant? Për pak klikime që ju sjellin pak para?” – u shpreh ai.

Linku: https://www.instagram.com/stories/don_xhoni/2891642186069343439/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWTkhgusuBh/