Home ShowBiz Sërish bashkë? Shakira dhe Pique i japin fund armiqësisë
Sërish bashkë? Shakira dhe Pique i japin fund armiqësisë
0

Sërish bashkë? Shakira dhe Pique i japin fund armiqësisë

0
0

Shakira dhe ish-partneri i saj Gerard Pique më në fund kanë arritur në një marrëveshje për kujdestarinë e djemve të tyre Sasha dhe Milanin.

Sipas një raporti të publikuar nga media spanjolle Marca, çifti ka hedhur pas konfliktet e së kaluarës.

Ata kanë vendosur t’i zgjidhin gjërat pa kaluar një procedurë të gjatë ligjore, e cila do t’i shpëtojë edhe nga vëmendja mediatike.

Këngëtarja kolumbiane dhe ylli i futbollit po përpiqen gjithashtu të shmangin ndërhyrjen e atyre që kanë interesa të tjera në ndarjen e tyre.

Publikimi pretendon se Shakira, e cila më parë ka kërkuar të marrë përgjegjësinë e plotë të fëmijëve të saj, ka ofruar të ndajë kujdestarinë me futbollistin.

Linku: https://www.thenews.com.pk/latest/977294-shakira-gerard-pique-to-figure-out-kids-custody-agreement-on-amicable-terms

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BqN7T0ujoGs/