Prindërit e Ledrit, Xheraldina dhe Agron Vula, ishin të ftuar në një intervistë speciale në Top Albania Radio.
Ata folën rreth dashurisë së tyre dhe familjes së madhe që kanë krijuar.
Ndërkohë, çifti nuk la pa përmendur as Ledrin, Sarën dhe Poem, e cila siç u shprehën, është në plan të parë për ta.
“Ledri dhe Sara tani janë në plan të dytë. Plani i parë është Poi. Dashuria ndaj ‘syrit të syrit’ është diçka… Unë tani i kam dy vajza, Sarën dhe Poin”, u shpreh Xheraldina.
Ndër të tjera, Xheraldina tregoi se Sara me ëmbëlsinë e saj ia rrëmbeu zemrën që herën e parë që e takoi.
Ata nuk iu shmangën dot edhe pyetjes së shumëpritur nëse Sara dhe Ledri do të bëjnë dasëm.
I ati i Ledrit u shpreh se: “I kam thënë të bëjë dy dasma. Një për miqtë e një për familjarët.”
Linku: Top Albania Radio
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CaVogvntGYs/