Home Aktualitet U rrëzua nga ballkoni i hotelit, modelja e njohur ndahet tragjikisht nga jeta
U rrëzua nga ballkoni i hotelit, modelja e njohur ndahet tragjikisht nga jeta
0

U rrëzua nga ballkoni i hotelit, modelja e njohur ndahet tragjikisht nga jeta

0
0

Policia e Stambollit ka raportuar se modelja  e njohur ruse Sofia Olifrenko ka humbur jetë tragjikisht pasi është rrëzuar nga tarraca e hotelit.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel të stambollit në lagjen Şişli, ku Olifrenko është gjetur e shtrirë në tokë e vdekur.

“E pashë pranë varrezave greke. Ajo nuk ishte në gjendje të ecte,” tha dëshmitari duke lënë të kuptohet se ajo ishte nën efetin e alkoolit.

Nëpërmjet pamjeve të  kamerave të vëzhgimit policia vërejti se si Olifrenko ishte duke u lëkundur dhe duke qëndruar me vështirësi sipër tarracës.

Bashkëshorti i Olifrenkos, ka postuar një mesazh lamtumire në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë:

“Sofje, nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa do të thotë për mua. Motivimi im, motori im i jetës, ti ishe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Ndihem pa fjalë për dhimbjen që po përjetoj. Të uroj një udhëtim të sigurt në parajsë, gruaja ime e dashur.”

Linku: https://www.hurriyetdailynews.com/russian-model-falls-from-roof-to-death-in-istanbul-175526

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgjGDjPIH7D/