1. Marrëdhëniet me të njëjtin seks janë më të zakonshme nga sa mendoni mes heteroseksualëve
Nuk janë vetëm vajzat reja të dehura që argëtohen me të njëjtin seks por edhe meshkujt gjithashtu. Si meshkujt ashtu edhe femrat janë bërë më të hapur kundrejt seksit me të njejtin gjini, ose ndoshta kanë tentuar të eksperimentojnë në një fazë të jetës.
2. Djemtë kanë më shumë gjasa të mos përdorin prezervativ nëse një femër nuk i’a kërkon
Sipas gjetjeve të studimit të fundit aktet e marrëdhënieve vaginale janë të mbrojtura me prezervativë. Përdorimi i përgjithshëm i prezervativit bie me kalimin e moshës – ndoshta për shkak të monogamisë dhe martesës – por me mëshirë, studimi zbuloi se ata që janë në një marrëdhënie seksuale të rastësishme kanë dy herë më shumë gjasa të përdorin prezervativë sesa ata në marrëdhënie.
3. Të rriturit kanë më shumë gjasa të përziejnë alkoolin dhe seksin
Thuaj çfarë të duash për të rinjtë e çmendurtë ditëve të sotme, por studiuesit zbuluan se burrat dhe gratë e moshës 50-59 vjeç ishin grupmosha më e prirur të raportonin se pinin alkool ose pinë duhan marihuanë përpara takimit të tyre të fundit seksual.
4. Burrat ende nuk i kënaqin gratë në shtrat
Ky fakt nuk është tronditës, por është gjithmonë dëshpërues për t’u parë, bazuar në përpjekjet që secili partner jep. Gjithashtu nuk është për t’u habitur, gratë kanë më shumë gjasa të arrijnë kulmin nëse ka një përzierje të seksit oral dhe vaginal. Burrat, nga ana tjetër, kanë nevojë vetëm për seks vaginal për të arritur këtë ndjesi.
5. Të moshuarit masturbohen gjithashtu
Në të gjithë grupmoshat, burrat janë më të prirur sesa gratë për t’u masturbuar. Moshat 25-29 janë në dukje pjesëmarrësit më aktivë në periudhën e masturbimit solo, por kjo nuk është e gjitha. Sipas një studimi grupmoshat 70+ kanë rrëfyer se 46 për qind e burrave dhe 33 për qind e grave në atë grupmoshë ende raportojnë vetëkënaqësi, duke dëshmuar se nuk jeni kurrë shumë të vjetër për t’u ndjerë mirë.
Linku: https://www.yourtango.com/sex/five-mindblowing-sex-facts-bet-you-never-knew
Burimi i fotos: unsplash.com