Home ShowBiz Goxha ‘sakrificë’ për realizimin e ëndrrës, modelja hap faqe p*rno për të mbledhur fonde
Goxha ‘sakrificë’ për realizimin e ëndrrës, modelja hap faqe p*rno për të mbledhur fonde
0

Goxha ‘sakrificë’ për realizimin e ëndrrës, modelja hap faqe p*rno për të mbledhur fonde

0
0

 

Modelja e Playboy, Daniella Chavez, ka hapur një llogari të vetën në OnlyFans, ku mund t’u shpërndajë ndjekësve të saj përmbajtje pornografike kundrejt një pagese prej tyre.

Me fondet e mbledhura ajo shpreson të relizojë ëndrrën e saj të madhe për të blerë ekipin e futbollit O’Higgins FC.

Klubi kilian, i cili e ka selinë në Rancagua, aktualisht luan në ligën Campeonato Nacional.

Chavez, e cila është një modele e lindur në Kili, postoi në Twitter javën e kaluar se ajo kishte mbledhur tashmë 5 milionë dollarë drejt “qëllimit” të saj për të blerë ekipin.

“Kam zbuluar se O’Higgins është në shitje dhe kam filluar një fushatë për të mbledhur afro 20 milionë dollarë”, tha Chavez më parë për radiostacionin kilian ADN, sipas The Sun.

“Kjo është arsyeja pse e krijova këtë llogari, me më shumë përmbajtje Playboy në mënyrë që fansat të mund të ndihmojnë në mbledhjen e parave,” vazhdoi ajo.

Chavez u zotua gjithashtu se do të bëjë shortin për “dhurata VIP” për fansat që promovojnë faqen e saj OnlyFans në mediat sociale.

Linku: https://nypost.com/2022/07/30/model-daniella-chavez-starts-onlyfans-to-buy-ohiggins-fc-team/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeHgk5WPSPj/?utm_source=ig_web_copy_link