Home Business / Technology Katër ditë punë në javë, si po rezulton testimi i epokës së re të punonjësve në Britaninë e Madhe
Katër ditë punë në javë, si po rezulton testimi i epokës së re të punonjësve në Britaninë e Madhe
0

Katër ditë punë në javë, si po rezulton testimi i epokës së re të punonjësve në Britaninë e Madhe

0
0

Mijëra punonjës në Mbretërinë e Bashkuar kanë testuar një orar katër-ditor, pa shkurtime në pagën e tyre, me qëllim fillimin e një epoke të re të punës.

Shumë kompani morën pjesë në këtë studim duke filluar nga dyqanet deri tek kompanitë e marketingut dixhital. Studimi u kordinua nga tre organizata jofitimprurëse, një grup pune dhe ekspertë studiues në tre universitete në SHBA dhe Mbretëriisë së Bashkuar.

Punonjësit që marrin pjesë në studim do të paguhen me të njëjtën shumë dhe pritet të mbajnë të njëjtin nivel produktiviteti ndërsa punojnë 80% të orëve të tyre normale, sipas 4 Day Week Global, e cila po koordinon eksperimentin. Numri i orëve të punës do të jetë më i vogël.

Pandemia, rritja e mëvonshme e kulturës së punës nga shtëpia, si dhe mungesat historike të fuqisë punëtore kanë bërë që kompanitë të provojnë teknika të ndryshme për të joshur punëtorët: më shumë përfitime, rritje pagash, fleksibilitet të punës në distancë dhe një javë më të shkurtër pune janë disa prej tyre.

Studiuesit kanë publikuar të mirat dhe të këqijat e testit.

Një javë më e shkurtër pune e bën stafin më të lumtur dhe produktiv në rolin e tyre.

Ofrimi i një modeli pune fleksibël do të ndihmojë në tërheqjen dhe mbajtjen e profesionistëve të talentuar.

Nuk i përshtatet të gjitha industrive: Disa sektorë kërkojnë një prani shtatë-ditore në javë, gjë që mund ta bëjë jopraktike një javë të shkurtër pune. Shembujt përfshijnë shërbimet e urgjencës, rrjetet e transportit publik dhe logjistikën.

Disa sektorë, të tillë si kujdesi shëndetësor, kërkojnë që stafi të punojë me turne të gjata. Kompanitë në këto fusha mund të duhet të paguajnë më shumë jashtë orarit ose të tërheqin staf për të aplikuar këtë risi.

Linku: https://www.weforum.org/agenda/2022//four-day-work-week-uk-trial

Burmi i fotos: unsplash.com