Home Business / Technology Frikë nga mungesa e privatësisë, Mbretëria e Bashkuar merr vendimin e prerë për Tik Tok
Frikë nga mungesa e privatësisë, Mbretëria e Bashkuar merr vendimin e prerë për Tik Tok
0

Frikë nga mungesa e privatësisë, Mbretëria e Bashkuar merr vendimin e prerë për Tik Tok

0
0

Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar ka mbyllur llogarinë e tij TikTok pasi deputetët ngritën shqetësime për rrezikun e kalimit të të dhënave në qeverinë kineze.

Llogaria është bllokuar dhe përmbajtja është fshirë, disa ditë pas hapjes së saj.

Deputetët e lartë dhe kolegët kishin kërkuar që llogaria të hiqej derisa TikTok të jap “garanci të besueshme” se asnjë e dhënë nuk mund t’i dorëzohej Kinës.

TikTok është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, e cila ka mohuar se ishte e kontrolluar nga qeveria kineze.

Ky vendim i parlamentit ka ndikuar edhe në besueshmërinë që britanikët kanë kundrejt aplikacionit.

Shumë përdorues janë shfaqur të shqetësuar në rrjet, dhe madje është haluduar se ky vendim mund të prek aksesin që kanë qytetarët mbi aplikacionin.

Linku: https://www.bbc.com/news/uk-politics-62410234

Burimi i fotos: pexels.com