Selena Gomez është një nga artistet më të suksesshme të Hollivudit.
Ajo njihet jo vetëm për karrierën e saj në muzikë dhe aktrim, por së fundmi edhe si biznesmene.
Selena është tepër e rezervuar për jetën e saj private dhe rrallë herë poston në rrjete sociale.
Së fundmi ajo ka publikuar një video me bikini nga pushimet duke festuar ditëlindjen, ku duhet tepër e lumtur duke kërcyer dhe shijuar afmosferën.
Kjo ka lumturuar fansat, duke qenë se këngëtarja prej kohësh është përballur me probleme shëndetësore të cilat kanë ndikuar stilin e saj të jetesës.
Pamjet janë bërë virale në rrjet, ku nuk munguan edhe lëvdatat se sa në formë dhe e lumtur dukej artistja.
Linku: https://www.instagram.com/p/Cgws5iHj-5G/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CXSQTI2jyJ6/