Home Aktualitet Humbje e thellë, ndahet nga jeta ikona e basketbollit
Humbje e thellë, ndahet nga jeta ikona e basketbollit
0

Humbje e thellë, ndahet nga jeta ikona e basketbollit

0
0

Bill Russell, një nga sportistët më të rëndësishëm dhe më të arrirë në histori, ka ndërruar jetë.

Ai vdiq në moshën 88-vjeçare me gruan e tij Jeannine në krah, njoftoi familja e tij.

Russell fitoi një rekord prej 11 kampionate të NBA-së, duke përfshirë tetë radhazi, gjatë një karriere 13-vjeçare.

Nuk ka pothuajse asnjë mënyrë për të matur ndikimin që Russell kishte jo vetëm në sport, por në shoqëri në tërësi gjatë karrierës së tij.

“Ai pati një ndikim gjatë gjithë jetës së tij si një nga atletët më të ndërgjegjshëm shoqërorë dhe më aktivë që kemi parë ndonjëherë.”- u shpreh zyra e marrdhënieve me publikun për NBA.

Kjo është një humbje që po ndihet thellë në të gjithë botën, veçanërisht në komunitetin e sportit.

Linku: https://www.cbssports.com/nba/news/bill-russell-dies-at-88-kareem-abdul-jabbar-michael-jordan-more-react-to-death-of-boston-celtics-icon/

Burimi i fotos: pexels.com