Sara Hoxha prej kohësh është në qendër të shtypit rozë o vetëm për lidhjen me Ledrin, por edhe projektet e suksesshme profesionale.
Gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo zbuloi se do të jetë pjesë e Top Channel por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth projektit.
Burime për Kryefjala.com kanë rrëfyer se Sara Hoxha është propozuar për konkurrente në “Dancing with the Stars”, i cili pritet të fillojë në shtator nën moderimin e Bora Zemanit.
Sara ka shprehur në intervista të ndryshme se kërcimi dhe bota e spektaklit në përgjithësi e tërheq, ndaj ky spekulim është bërë edhe më i besueshëm nga fansat.
Përveç Sarës, shumë emra të tjerë janë haluduar si konkurrent të mundshëm por asnjë lajm nuk është konfirmuar ende.
Linku: Kryefjala.com
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cgm0t0ELo58/