Home ShowBiz Në pritje të ëmbël, çifti i njohur ndan lajmin emocionues
Në pritje të ëmbël, çifti i njohur ndan lajmin emocionues
0

Në pritje të ëmbël, çifti i njohur ndan lajmin emocionues

0
0

Chrissy Teigen ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin e saj, këngëtarin John Legend.

Ky lajm vjen  gati dy vjet pasi Chrissey pësoi një abort spontan.

Modelja amerikane, ndau një postim në Instagram ku shfaqej dukshëm shtatzënë, duke thënë se ndihej “shpresuese dhe e mahnitur”.

“Gëzimi na ka mbushur sërish shtëpinë dhe zemrat”, shtoi ajo.

Në shtator 2020, ajo humbi një fëmijë, të cilin çifti e kishte quajtur Jack, pasi pësoi komplikime dhe gjakderdhje.

Teigen tha më parë se përjetimi i abortit ishte “dhimbja më e madhe që mund ta imagjinoja ndonjëherë”.

Linku: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-62416789

https://www.instagram.com/p/Cgz_10nv_Dn/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ce7KUOcMIkz/