Home Aktualitet “Mbretëresha Geraldinë e Shqiptarëve”, Princ Leka ndan dedikimin special
“Mbretëresha Geraldinë e Shqiptarëve”, Princ Leka ndan dedikimin special
0

“Mbretëresha Geraldinë e Shqiptarëve”, Princ Leka ndan dedikimin special

0
0

Familja mbretërore shqiptare dhe Princ Leka kanë kujtuar Mbretëreshën Geraldinë në ditën e lindjes me anë të një postimi në Instagram.

Leka ndau me rrjetin detaje nga jeta e mbretëreshës Geraldinë, dhe shumë nga arritjet e saj ndër vite.

Krahas kujtimeve nëpërmjet fotografive, ai ndau edhe një dedikim të ndjerë.

“Mbretëresha Geraldinë e Shqiptarëve (née Countess Geraldine Margit Virginia Olga Maria Apponyi de Nagy-Appony (nagyapponyi Apponyi Geraldine Margit Virginia Olga Mária) u lind më 6 gusht 1915 në Budapest. Familja e saj ishte një ndërthurje e shkëlqyer e aristokracisë së moçme të Europës qëndrore dhe e shoqërisë së lartë dhe liberale amerikane. Ajo erdhi në jetë në një ditë të shenjtë për të gjitha konfesionet e krishtera, atë të Transfigurimit, Shndërrimit të Zotit. Gjithë jeta e saj ishte përkushtim ndaj transfigurimit të imazhit të vendit që e birësoi dhe të kombit të cilit, duke u martuar me Mbretin Zog I, i fali pa kursim zemrën. Teksa Shqipëria sheh sot besimplotë drejt së ardhmes së saj të merituar europiane, kujtojmë me mall dhe mirënjohje Nënën Mbretëreshë Geraldinë, afrimiteti gjenealogjik mbarëeuropian i së cilës me familjet kryesore mbretërore e përfshiu qysh herët imazhin e një Shqipërie sovrane në rrjetin dinastik të bashkuar të Europës. Mbretëresha Geraldinë rridhte në vijë te drejtë nga Johann-Georg II i Anhalt-Dessau-t (shek. XVII), babagjyshi i një pjese të mirë të sovranëve të Europës.”- shkroi ai.

Linku: https://www.instagram.com/p/Cg6nRCSN9HR/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CUziUHhN7AT/