Home Aktualitet E trishtë! Ndahet nga jeta dizajneri revolucionar i modës
E trishtë! Ndahet nga jeta dizajneri revolucionar i modës
0

E trishtë! Ndahet nga jeta dizajneri revolucionar i modës

0
0

Dizajneri revolucionar japonez i modës Issey Miyake ka vdekur në moshën 84-vjeçare, ka njoftuar kompania e tij.

Miyake ishte i njohur për të punuar me teknikat tradicionale dhe moderne të modës gjatë karrierës së tij të gjatë.

Ai vdiq nga kanceri në mëlçi të premten dhe tashmë është bërë një funeral privat, raportojnë mediat japoneze.

Artisti japonez u bë I njohur në botë për stilin e tij unik dhe dizajnet inovative.

Shtëpia e tij e modës zhvilloi rroba shumë të kërkuara për burra dhe gra, si dhe çanta, orë dhe parfume – një shishe L’Eau d’Issey, e lançuar në vitin 1992, u përfol se shitej çdo 14 sekonda.

Atij iu dha çmimi prestigjioz i Kiotos për përkushtimin e tij ndaj arteve në vitin 2006 dhe mori Urdhrin e Kulturës në vitin 2010 për “arritjet e jashtëzakonshme” në kulturën dhe artet japoneze.

Linku: https://www.bbc.com/news/world-asia-62477354

Burimi i fotos: pexels.com