0
0
Moti në vendin tonë mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë ditës.
Në orët e mesditës dhe paradites, pritet që vranësirat të jenë më të dukshme të cilat do të mund të sjellin shira të pakëta në zonat malore, ndërsa në ultësirën perëndimore do të ketë shi të lehtë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur nga 17 gradë celsius deri në 41 gradë celsius.
Era do të jetë nga Veriperëndimi-Verilindja me shpejtësi 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 10-15m/s. Valëzimi i forcës 2-3 ballë.
Linku: MetoAlb
Burimi i fotos: pexels.com