Një album i ri nuk është e vetmja gjë në punë për këngëtaren Demi Lovato.
Sipas burimeve pran artistes, po krijohet edhe një lidhje e re dashurie.
Të hënën, më 8 gusht, një burim i afërt me këngëtaren konfirmoi për People se Demi është zyrtarisht në lidhje me një koleg muzikant.
Burimi nuk bëri të ditur identitetin e të dashurit të ri të Lovato-s, por konfirmoi se ajo është tepër e lumtur.
“Është një marrëdhënie vërtet e lumtur dhe e shëndetshme, ai është një djalë I maturuar dhe kujdeset për të”- u shpreh burimi.
Lajmi për romancën e artistes vjen gati dy vjet pas ndarjes nga i fejuari Max Ehrich.
Pasi të dy u ndanë në shtator të vitit 2020, pas disa muajsh lidhjeje, Demi deklaroi se ndarja ishte “gjëja më e mirë që i kishte ndodhur ndonjëherë”.
Linku: https://www.seventeen.com/celebrity/celebrity-couples/a40846642/demi-lovato-new-relationship/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcD3D9svdxt/