Marigona dhe Robini janë kthyer në çifti më i dashur për publikun.
Para disa muajsh ata na dhuruan emocione shumë të bukura nga dasma e tyre madhështore.
Sot Marigona feson ditëlindjen e saj dhe nuk mund të mungonte një dedikim tepër emocionues nga Robini.
Kjo ditëlindje është edhe më e veçantë për Marigonen pasi feston për herë të parë në pritje të ëmbël.
Përmes një postimi në Instagram, Robini i dedikon asaj disa vargje të ndjera.
“Ti je dhurata më e madhe në jetën tem, e uroj që gjithë jetën të dhuroj vetëm dashni e buzëqeshje,
Ti e meriton çdo të mirë të kësaj jete”, shkruan ndër të tjerash Robini.
Linku: https://www.instagram.com/p/ChDiyr1jnBL/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChDiyr1jnBL/?utm_source=ig_web_copy_link