Home ShowBiz “Suksesi nuk arrihej me të pasme”, Madonna rrëfen incidentin që i rrezikoi karrerën
“Suksesi nuk arrihej me të pasme”, Madonna rrëfen incidentin që i rrezikoi karrerën
0

“Suksesi nuk arrihej me të pasme”, Madonna rrëfen incidentin që i rrezikoi karrerën

0
0

 

Gjatë një paraqitjeje në The Tonight Show me Jimmy Fallon, superylli diskutoi se si “Like a Virgin” u bë një nga hitet e saj të para më të mëdha në fillim të viteve ’80.

Megjithatë, Madonna vuri në dukje se performanca e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Radio City Music Hall në New York City në shtator 1984 ishin në fakt ato që i dhanë asaj famën ndërkombëtare.

Madonna ishte vetëm 26 vjeçe atëherë kur u ngjit në skenën e MTV për të performuar këngën hit dhe këpuca i rrëshqiti. Ndërsa ajo u përkul për ta kapur, uli aksidentalisht fustanin e saj duke ekspozuar të pasmet. Ky moment mund të kishte dëmtuar figurën dhe karrierën e saj në atë kohë.

Madonna këmbënguli se ishte thjesht një “aksident”.

“Unë as nuk e dija se po më dukeshin të pasmet. Nuk ishte se kishte dalë e gjitha, por kur shkova në prapaskenë, menaxheri im më tha se karriera ime kishte mbaruar pas kësaj të papriture.

Ato ishin ditët kur nuk duhet të tregoje të pasmet për të pasur karrierë. Tani po ndodhë e kundërta”, u shpreh këngëtarja.

Linku: https://www.music-news.com/news/UK/150895/Madonna-s-manager-told-her-career-was-over-after-performance-at-1984-MTV-VMAs

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CghDX0nOKh5/?utm_source=ig_web_copy_link