Home ShowBiz Ngre peshë fansat, Elvana Gjata nuk i kursen fjalët e mira për Noizyn
Ngre peshë fansat, Elvana Gjata nuk i kursen fjalët e mira për Noizyn
0

Ngre peshë fansat, Elvana Gjata nuk i kursen fjalët e mira për Noizyn

0
0

Edhe pse është haluduar për hatërmbetje mes artistëve, Elvana Gjata dhe Noziy kanë treguar në mënyrë të vazhduar se mbi të gjitha  e vlersojnë njeri-tjetrin si artistë.

Gjatë një interviste realizuar së fundmi, Noizy zbuloi se tashmë gjërat mes tyre janë sqaruar.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, tha reperi.

Së fundmi veprimi i Elvana Gjatës, i cili erdhi fill pas koncertit të  Noizy-t, “Alpha Show”, i ka befasuar rrjetin.

Me anë të një postimi në Instastory Elvana shkruan: “Kur beson shumë dhe punon edhe më shumë për atë beson! Këmbëngulje! Midis Tirone!”.

Më pas Noizy e ka ripostuar postimin ku shkruan: “Fjalë nga një ikonë.”

Linku: https://www.instagram.com/stories/elvanagjataaaa/2905327419818813398/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cg4qDLcNueh/