Home Aktualitet Humbje e thellë! Ndahet nga jeta në moshën 31 vjeçare muzikanti shqiptar
Humbje e thellë! Ndahet nga jeta në moshën 31 vjeçare muzikanti shqiptar
0

Humbje e thellë! Ndahet nga jeta në moshën 31 vjeçare muzikanti shqiptar

0
0

Muzikanti shqiptar i Filarmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi, është ndarë nga jeta në moshën 31 vjeçare.

Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës, anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit “Prishtina Brass”.

Lajmin e ndarjes nga jeta të Bujupit e ka bërë me dije faqja zyrtare e Filarmonisë së Kosovës me anë të një postimi në Facebook.

Shkaku i vdekjes së artistit 31-vjeçar nuk janë bërë ende me dije.

Ai ka realizuar recitale ku dhe ishte pjesëmarrës në formacione orkestrale si “Albanian Youth Orchestra” dhe “Kosovo Youth Orchestra”.

“Ndarja e parakohshme Bledar Bujupi është humbje e madhe, jo vetëm për Filharmoninë e Kosovës por edhe për skenën e muzikës klasike në vend”- u shpreh profili zyrtar në Facebook i Filarmonisë së Kosovës.

Linku: https://www.facebook.com/search/top?q=bledar%20bujupi

Burimi i fotos: pexels.com