Home Aktualitet Ngjarja e rëndë trondit Spanjën, grabitet dhe torturohet ylli i Barcelonës
Ngjarja e rëndë trondit Spanjën, grabitet dhe torturohet ylli i Barcelonës
0

Ngjarja e rëndë trondit Spanjën, grabitet dhe torturohet ylli i Barcelonës

0
0

Gazeta spanjolle ‘El Pais’ ka raportuar se ka pasur një sulm të tmerrshëm në shtëpinë e sulmuesit të Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas raportit  futbollisti është sulmuar fizikisht gjatë një grabitje të armatosur.

Të paktën katër burra raportohet se kanë hyrë në kopshtin e shtëpisë së Aubameyang në kryeqytetit katalanas, të armatosur me armë zjarri dhe shufra hekuri.

Sipas raporteve policore Aubameyang u kërcënua me armë dhe u dhunua së bashku me bashkëshorten.

Burrat thuhet se kanë marrë disa sende të vlefshme nga kasaforta, duke përfshirë bizhuteri me vlerë dhe shuma të mëdha parash.

Sipas Barca Universal, Aubameyang dhe gruaja kanë refuzuar të shkojnë në spital pas sulmit në mënyrë që të mos trembin fëmijët e tyre.

Linku: https://www.36ng.ng/2022/08/29/aubameyang-wife-robbed-and-beaten-at-gunpoint-in-terrifying-attack/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CTM4wOBtlNr/