“Për të ardhur keq”, Monika Lubonja shpërthen në kritika ndaj Fedez dhe ‘Sunny Hill’ – ArkivaNews
Home ShowBiz “Për të ardhur keq”, Monika Lubonja shpërthen në kritika ndaj Fedez dhe ‘Sunny Hill’
“Për të ardhur keq”, Monika Lubonja shpërthen në kritika ndaj Fedez dhe ‘Sunny Hill’
0

“Për të ardhur keq”, Monika Lubonja shpërthen në kritika ndaj Fedez dhe ‘Sunny Hill’

0
0

Performanca e reperit të njohur Italian, Fedez në festivalin “Sunny Hill” shkaktoi një  bujë të madhe mediatike.

Ai rrëmbeu zemrat e publikut me fjalët ‘gjysëm shqip’ dhe premtimin që bëri se koncerti i tij i rradhës në shqipëri do të jetë falas.

Por jo të gjithë kanë ngelur të kënaqur nga performanca e reperit.

Monika Lubonja ishte një prej tyre.

Ajo u shpreh se nuk i pëlqeu fare fjalët shqip që i kishin mësuar reperit dhe se shqipja është një gjuhë e bukur plot me gjëra interesante për të mësuar.

Gjatë disa videove në InstaStory ajo rrëfeu:

“Faktikisht kisha vendosur të shkoja në natën e fundit të Festivalit që zhvillohet në Tiranë, por kam frikë mos më shajnë siç na shau ai këngëtari italian. Por, në fakt ai i shkret nuk ka asnjë faj se atë fjalë i kanë mësuar. Është për të ardhur keq. Po që ne na pëlqejnë kur na shajnë. A keni vënë re se sa ulërasim, sa gëzojmë, sa duartrokasim. Ishim gati t’i thonim thuaje dhe një herë.”

Linku: https://www.instagram.com/stories/monikalubonja/2914953536011034910/

Burimin i fotos: https://www.instagram.com/p/CdoDrCcICQ8/