Demi Lovato do të donte që ajo të mos kishte publikuar tre dokumentarët e saj lidhur me varësinë ndaj substancave narkotike.
Në një intervistë për ‘Alternative Press’, këngëtarja 30-vjeçare rrëfeu se:
“Do të doja të prisja derisa të isha në një gjendje më të qetë shëndetësore, sepse në atë moment isha konfuze,” shpjegon Lovato, e cila ka qenë e hapur për luftën e saj me varësinë.
Duke pasur parasysh këtë, Lovato nuk e sheh veten të publikojë një dokumentar tjetër në të ardhmen.
“Sinqerisht, më vjen shumë keq duke e parë veten dhe mendoj se edhe njerëzit e tjerë ndoshta janë gjithashtu”, rrëfeu ajo.
Në vend të një dokumentari, Lovato thotë se, nëse vendos të flasë sërish, do ta bëjë këtë në formën e një interviste ose një libri.
Përsa i përket gjendjes së saj aktuale shëndetësore ajo u shpreh se:
“Ndjehem shumë mirë të jem plotësisht autentike në atë që më bën të lumtur, të performoj dhe të këndoj, dhe jam shumë, shumë e emocionuar për këtë”.
Linku: https://www.etonline.com/demi-lovato-expresses-regret-over-releasing-documentaries-190002
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChiGB1nvMWq/