Home Lifestyle Horoskopi ditor, 31 gusht 2022
Horoskopi ditor, 31 gusht 2022
0

Horoskopi ditor, 31 gusht 2022

0
0

Dashi

Hëna është pozicionuar sërish kundër shenjës suaj, duket se këto ditë jeni të detyruar të bëni shumë shpenzime, për të zgjidhur konfliktet dhe për rrjedhojë mendimet tuaja janë të kufizuara pothuajse ekskluzivisht në çështjet ekonomike.

Demi

Ne kishim paralajmëruar një mesjavë paksa konfuze. Në fakt, momenti më i tensionuar do të jetë mes të enjtes dhe të premtes. Pra, le të përfitojmë nga kjo e mërkurë për të rregulluar kaq shumë gjëra që kanë mbetur pezull; kryesisht çështjet e pazgjidhura në familje apo në dashuri.

Binjakët

Hëna është e favorshme dhe premton ndyshime të rëndësishme. Këto janë ditë që përfshijnë një angazhim të madh kryesisht në lidhje me punën, ndaj besojmë se shumë do të angazhohen në çështje praktike, ose presin një përgjigje që nuk vjen.

Gaforrja

Në këtë të mërkurë ka një energji të trrazuar ndërsa e enjtja do të jetë një ditë më e mirë. Hëna në kundërshti nxjerr në dritë disa probleme të vogla ose të mëdha që janë përjetuar në muajt e fundit.

Luani

Do t’iu duhet të tregoheni të kujdesshëm në marrëdhëniet romantike dhe ato familjare; këtë e themi paraprakisht sepse ditët në vazhdim do të jenë të vështira. Ditën e sotme do të ishte mirë të sqaroheni me personat që ju kanë munduar kohët e fundit. Do të ishte mirë të ruani qetësinë dhe të mos kërkoni konflikte, këto nuk janë ditë për të diskutuar.

Virgjëresha

Ne dëshirojmë që ju të përfitoni nga doza e madhe dhe e mirë e forcës mendore që zotëroni, pikërisht për të zgjidhur një problem që ju shqetëson. Mos harroni se shtatori do të jetë një muaj i ngarkuar, jo vetëm sepse Venusi hyn në shenjën tuaj të zodiakut, por edhe sepse ju personalisht dëshironi të përpiqeni të sqaroni disa gjëra që nuk janë në rregull.

Peshorja

Hëna në shenjë ndihmon për të shprehur më mirë emocionet, ndonjëherë nga frika e krijimit të polemikave ju diskutoni, përpiquni të kapërceni problemet duke i përballur ato sepse shtyrja e problemeve në fund të fundit do të thotë grumbullim i dyshimeve.

Akrepi

Nesër Hëna do të jetë në shenjën tuaj të zodiakut, ndaj parashikojmë që e enjtja dhe e premtja të jenë ditë të dobishme për të shijuar më mirë ndjenjat që mund të kenë lindur në gusht. Shtatori do të jetë një muaj udhërrëfyes për ju dhe do t’ju udhëheqë drejt një rikuperimi të madh. Dje keni testuar personat që njihni dhe jeni përpjekur në një farë mënyre të provokoni reagimet e atyre që fshihen pas një maske.

Shigjetari

Jeni një shenjë që pëlqeni të përfshihet dhe nuk dëshironi të kaloni pa u vënë re, i doni risitë dhe urreni situatat e bllokuara. Disa projekte të lindura së fundmi duhet të përmbyllen. Periudha mbetet interesante, në dashuri ka gjasa të nis diçka e re.

Bricjapi

Këto ditë do të jenë disi nervoze për ju. Hëna është në kundërshti me shenjën tuaj dhe kjo ka sjell disa probleme në punë, shtëpi dhe biseda familjare. Duhet të jeni të kujdesshëm që të mos përfshiheni në polemika të panevojshme.

Ujori

Shumë shpërqendrime në këtë periudhë, kini kujdes që të mos humbni dokumente të rëndësishme, letra e kështu me radhë; në fund të fundit, ju dilni nga një gusht i lodhshëm, keni aq shumë gjëra në mendje, saqë edhe kur ecni përfundon duke menduar për diçka tjetër. Këtë perudhë e keni kokën në re, por kjo është normale për një shenjë ajri që është gjithmonë në kërkim të projekteve të reja dhe qëllimeve të mira.

Peshqit

Ju jeni një person me një ndjeshmëri të veçantë, dhe si i tillë, emocionet kanë shumë rëndësi në jetën tuaj, si dhe intuitat. Fakti që Hëna të enjten dhe të premten është në një shenjë miqësore sugjeron që tre ditët e ardhshme janë plot me premisa të mira; ju mund të keni një ide të bukur.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-mercoledi-31-agosto-2022/

Burimi i fotos: pexels.com