Home Lifestyle Rrebeshe shiu dhe vranësira, moti për ditën e sotme
Rrebeshe shiu dhe vranësira, moti për ditën e sotme
0

Rrebeshe shiu dhe vranësira, moti për ditën e sotme

0
0

Moti në vendin tonë për ditën e sotme do të dominohet nga  kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në orët e mesditës, ku dhe parashikohet të ketë zhvillime të vranësirave duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra shiu në zonat malore, kryesisht në shtrirjen lindore si edhe pjesërisht në zonën e ulët.

Ndërsa në orët e mbrëmjes dhe natës moti do përmirësohet ndjeshëm duke rikthyer kthjellimet.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: pexels.com