Aktorja, Selma Blair, ka marrë vendimin për t’u larguar nga emisionin i kërcimit “Dancing With The Stars” në Amerikë, për shkak të shqetësimeve shëndetësore që lidhen me sklerozën e shumëfishtë (MS).
Në episodin e së hënës, aktorja e përlotur i tha partnerit të saj të kërcimit Sasha Farber se do t’i duhej të largohej nga shfaqja, por ishte e vendosur të performonte edhe një kërcim të fundit përpara se të largohej.
E diagnostikuar me gjendjen e përjetshme që prek trurin dhe nervat në vitin 2018, 50-vjeçarja tha se ky ishte viti i saj më i paharrueshëm, që kur u diagnostikua me sëmundjen e rëndë.
Në një klip të regjistruar paraprakisht, ajo i tha Farberit se ishte “monitoruar dhe ishte gjithmon në kontakt” me mjekët e saj gjatë rrugëtimit të saj në emisionin e kërcimit dhe se kohët e fundit rezultatet e skanerit MRI nuk i kishin dal asapk mirë, për këtë shkak ajo mori vendimin të largohej nga “DWTS”
“Rezultatet kanë dalë dhe tregojnë se nuk mund të vazhdoj të kërcej në spektakël. U përpoqa aq sa munda. Më fal“. Më pas aktorja vazhdoi me lot në sy: “Me një sëmundje kronike ke shumë për të menduar dhe trupi im padyshim që merr një goditje.
Ka ënjtje dhe inflamacion të rëndë të kockave, dëmi mund të përhapet dhe sigurisht që nuk dua që kjo të ndodhë”. Përsa i përket daljes së saj të fundit në skenë, Blair tha: “Dua të bëj një kërcim final, të bukur. Ky do të jetë një kërcim për të gjithë ata që janë përpjekur dhe shpresojnë të bëjnë shumë më tepër.
Por edhe për forcën që duhet kur kupton se është koha për t’u larguar. Unë jam shumë mirënjohëse për këtë kërcim të fundit”, është shprehur aktorja.
Linku: https://youtu.be/lTKgqeXX7jc
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dancingwiththestars/