Home Aktualitet Kinematografia në zi, shuhet tragjikisht ylli i “American Horror Story”
Kinematografia në zi, shuhet tragjikisht ylli i “American Horror Story”
0

Kinematografia në zi, shuhet tragjikisht ylli i “American Horror Story”

0
0

Aktori dhe komediani amerikan Leslie Jordan ka vdekur në moshën 67-vjeçare.

Ky lajm i hidhur është bërë i ditur nga ka konfirmuar agjenti i tij.

Ylli, i njohur për rolet e tij në “Will and Grace” dhe “American Horror Story”, u vra në një aksident automobilistik në Los Anxhelos të hënën në mëngjes, raportuan mediat amerikane.

Policia tha për LA Times se makina e Jordanit u përplas në anë të një ndërtese dhe ai u deklarua i vdekur në vendngjarje.

Publicisti i tij tha se bota ishte bërë një “vend më i errët” me humbjen e tij.

Përfaqësuesi i Leslie Jordan gjithashtu postoi në Instagramin e tj një mesazh ku thuhet:

“Dashuria dhe drita që ndau Leslie nuk do të shuhet kurrë dhe ne ju ftojmë të ndani kujtimet tuaja dhe të ngushëlloni njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe. Në ditët në vijim ne do të japim një paraqitje të shkurtër të një projekti për të cilin Leslie ishte vërtet krenar dhe mezi priste ta ndante me botën.”

Komediani i famshëm ishte duke vozitur në Hollywood kur, më vonë dyshohet, se pësoi një lloj urgjence mjekësore dhe përplasi BMW-në e tij në anë të një ndërtese.

Linku: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-63381485

Burimi i fotos: freepik.com