Home Aktualitet Alban Ramosaj publikoi bisedat me “Acromax Media”, reagon Aldor Nini duke zbuluar të vërtetën
Alban Ramosaj publikoi bisedat me “Acromax Media”, reagon Aldor Nini duke zbuluar të vërtetën
0

Alban Ramosaj publikoi bisedat me “Acromax Media”, reagon Aldor Nini duke zbuluar të vërtetën

0
0

Alban Ramosaj publikoi bisedat me “Acromax Media”, reagon Aldor Nini duke zbuluar të vërtetën

Pas dekaratave të kreut të “Acromax” lidhur me blerjen e klikimeve ka reaguar menjëherë Alban Ramosaj.

Ka qënë i menjëhershëm reagimi i Alban Ramosaj, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram shkruan:

“Për aq kohë sa jam lajmi…faleminderit”.

Mirëpo këngëtari nuk e ka lënë me kaq. Ai ka bërë një tjetër reagim në rrjetin e tij social, Instgram ku ka publikuar disa mesazhe me stafin e “Acromax”.

Krahas fotove këngëtari ka bashkëngjitur edhe disa shkrime teksa akuzon se “Acromax” ka propozuar që t’i dhurojë klikime, gjë të cilën kompania e mohon rreptësisht.

“Pra ky është stili siç e shof, po nuk i bëtë dot klientë, i bëni armiq dhe shpifni?”

“P.s. Kur u bë takimi, mu ofruat “të t’dhurojmë nja 4-5 milionë shikime” apo harruat”, shkruan këngëtari.

 

Mirëpo nuk ka munguar një kundërpërgjigje nga CEO i Acromax lidhur me akuzat e Alban Ramosaj.

I ftuar së fundmi për një intervistë në Klan Radio, në emisionin “Vitamin D” ku ka diskutuar së bashku me moderatoren e njohur Dasara Karaiskaj lidhur me fenomenin e klikimeve të blera, Aldor Nini ka shpjeguar të vërtetën rreth mesazheve të publikuara nga Alban Ramosaj.

Kreu i kompanisë “Acromax”, ka deklaruar se në diskutimet me këngëtarin rreth bashkëpunimit të tyre bëhej fjalë vetëm për marketing të pastër. Sipas tij edhe vetë Albani ka qënë kundër blerjeve të klikimeve.

“Çfarë më çuditi mua tek postimi i Albanit është fakti se ne i kemi ofruar 4-5 milion klikime, të cilat janë gati 12 mijë euro. Nuk besoj se do të arrija t’ja bëja këtë shumë me një klip Albanit, klipet e të cilit sigurisht nga ana artistike janë shumë të mira, por duhet të jenë komerciale që të dëgjohen nga një audiencë e gjerë në Gjermani, Zvicër, pra jashtë Shqipërisë.

Një këngë duhet që të gjenerojë të ardhura që të justifikojë këto shpenzime”është shprehur Nini.

Ai gjithashtu thekson faktin se “Acromax” nuk ofron shërbimin për blerjen e klikimeve, madje ka treguar se për vite me radhë ka organizuar fushata për të drejtuar artistët drejt marketingut real.

 Dhe përveç kësaj absolutisht unë kam qënë gjithmon kundër blerjes së klikimeve. Këtë gjë nuk ua kemi ofruar artistëve ose klientëve, madje kemi bërë një fushatë marramendëse që ata të kalojnë tek marketingu real”, është shprehur CEO I “Acromax Media” duke hedhur poshtë kështu të gjitha akuzat.

Edhe pse faktet flasin vetë, Alban Ramosaj së bashku me kolegun e tij nuk dalen.