Sëmundja e rëndë i mori jetën, Gjiko prek me dedikim për Arlind Gjikollin
Artisti i njohur, Arlind Gjikolli është ndarë nga jeta ditën e djeshme nga një sëmundje e rëndë.
Këngëtari i njohur Gjiko, i cili kishte lidhje familjare me të ka prekur me një dedikim të ndjerë.
“Gjikla, po mundona mu bo i fortë, njëjtë si me mësove tërë jetën, ty të kom pas vëlla shok mentor aleat o Gjikla jem, shume sfida i kaluam bashkë edhe këtë sfide menduam se do e kalonim, vetëm një gjë e di sigurt, sëmundja se pat aspak të lehte, qetësia jote ja ngadalësoj turrin, mençuria jote e zhveshi atë.
Shkenca e mjekësia u facionua me metodat tuaja, por ja që Zoti të deshti më shumë se ne. Sepse engjëjt nuk jetojnë në tokë por në parajsë.
Premtimin ta kom dhënë, e premtimet do i mbaj, amanetin do ta kryej, e kurë nuk kom me u ndal, veç për ty Gjikla jem, njëjtë si ti që nuk u ndale asnjëherë për mua Gjikla jem.
Pusho i qetë vëlla i dashur , e ishalla na ki bo hallall të gjithëve, gjithmonë në zemrat tona pulsi jonë do të jesh”, shkruan Gjiko krahas disa fotove pranë të ndjerit.
Gjithashtu këngëtari ka kërkuar që lokalet e Pejëës sot në orën 15:00 të vendosin muzikën e Gjiklos në nder të tij.
Linku: https://www.instagram.com/p/Cl0tOV9tkn8/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cl0tOV9tkn8/?utm_source=ig_web_copy_link