Home ShowBiz Kastro Zizo nderohet me çmimin ‘Artisti i Vitit 2022’
Kastro Zizo nderohet me çmimin ‘Artisti i Vitit 2022’
0

Kastro Zizo nderohet me çmimin ‘Artisti i Vitit 2022’

0
0

Këngëtari Kastro Zizo është nderuar me çmimin e madh ‘Artisti i Vitit 2022’ në Washington DC për arritjet dhe kontributin si artist dhe aktivist i të drejtave të njeriut.

Lajmi është shpërndarë nga vetë Kastro duke u shprehur mirënjohës për këtë vlerësim. Sakaq, ai ka paralajmëruar edhe një projekt të ri.

’Ky dhjetor festash me solli dhuratn më të bukur! Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin se jam nderuar me çmimin ‘Artisi i Vitit’ për vitin 2022, për arritjet dhe kontributin tim si artist dhe aktivist i të drejtave të njeriut.
Vlerësimi me këtë cmim u bë i mundur prej propozimit të komunitetit artistik të New Yorkut dhe me kërkesë nga zyra e senatorit të ShBA në New York, z. Chuck Schumer, është ngritur flamuri në majën e ndërtesës së Kongresit Amerikan n Washington DC.

Ky çmim më jepet në celebrimin e Ditës Botërore të të Drejtave të Njeriut nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Dua të shpreh një mirënjohje të thellë ndaj senatorit Chuck Schumer i cili ka qenë përherë një zë i fuqishëm përkrahës për shqiptarët në Shtetet e Bashkuara dhe ka luftuar për të drejtat e tyre jashtë ShBA-së. Një falenderim i përzemërt shkon edhe për komunitetin artistik të New Yorkut, të cilët më vlerësuan të denjë dhe propozuan Klevis Begën për këtë çmim! Puna disavjeçare në luftën kundër pabarazisë dhe diskriminimit me bazë gjinore si dhe përpjekjet e pareshtura për të mbështetur dhe promovuar të rinjtë shqiptare dhe jo vetëm, janë ato që më sollën përpara këtij momenti kaq përules për mua!

Kjo pasi ky çmim vjen me një ndjesi të shtuar përgjegjësie për mua dhe shoqatën të cilën unë drejtoj, ‘E ardhmja ime, e tashmja ime’, e cila do të vazhdojë misionin e nisur me projekte të reja… Stay tuned!”, shkruan Kastro Ziz.

Linku: https://www.instagram.com/p/CmANvbrsIU8/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CmANvbrsIU8/