Home ShowBiz Elektrizoi skenën me performancën, ja cili shtet fitoi “Junior Eurovision 2022”
Elektrizoi skenën me performancën, ja cili shtet fitoi “Junior Eurovision 2022”
0

Elektrizoi skenën me performancën, ja cili shtet fitoi “Junior Eurovision 2022”

0
0

Junior Eurovision 2022, i cili u zhvillua këtë vit në kryeqytetin armen, Jerevan, ka përfunduar.

Shteti fitues është shpallur Franca me përfaqësues, Lissandro, i cili ka marrë 203 pikë me këngën e tij “Oh Maman!”.

Gjatë votimit, Franca kryesoi tabelën e rezultateve me 203 pikë. Ndërsa, Armenia që ishte dhe vendi mikëpritës doli në vendin e dytë me 180 pikë.

Fitorja e Lissandro-s i jep Francës fitoren e dytë të Eurovizionit për Junior pas fitores së Valentinës në vitin 2020 me “J’imagine”.

Lissandro është nga fshati i vogël Moselle në Francën lindore.

Ai këndon në 5 gjuhë, është një dublues profesionist i filmave vizatimorë dhe i pëlqen rock dhe pop, nga Elvis Presley, te këngëtarët amerikanë, deri te Bruno Mars.

Ai e përshkroi pjesëmarrjen në Junior Eurovision si ‘aventurën e jetës’.

Linku: https://www.ebu.ch/news/2022/12/france-wins-20th-junior-eurovision-song-contest

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/junioreurovisionofficial/