Home Lifestyle Horoskopi ditor, 18 dhjetor 2022
Horoskopi ditor, 18 dhjetor 2022
0

Horoskopi ditor, 18 dhjetor 2022

0
0

Dashi

Disa prej jush janë ende në kërkim të atij stabiliteti sentimental aq të dëshiruar. Qëndroni të qetë gjatë ditës së sotme, e cila do të jetë veçanërisht nervoze për ju.

Demi

Jeni në një fazë ndryshimesh që do ju sjellin ankth dhe mendime. Mundohuni të relaksoheni dhe të jetoni ditë pas dite. Kini kujdes të mos e derdhni këtë gjendje ankthi dhe agjitacioni edhe në fushën sentimentale.

Binjakët

Gjatë orëve në vijim tregohuni shumë të kujdesshëm në vendin e punës, shmangni konfrontimet verbale me kolegët dhe me shefin. Mundohuni të jeni më fleksibël dhe të mos e merrni shumë të vështirë. Përkushtojuni më shumë dashurisë dhe njerëzve të rëndësishëm në jetën tuaj.

Gaforrja

Fundjava do jetë interesante, sidomos ditën e sotme, për marrëdhënie dhe emocione. Këto ditë mbani mend se dashuria është e nevojshme.

Luani

Ekziston mundësia për t’iu rikthyer dashurisë si më parë. Hëna gjatë fundjavës gjithashtu mund të sjellë pak energji. Deri më tani, dhjetori nuk ka qenë një muaj i lehtë për marrëdhënie.

Virgjëresha

Keni ardhur nga një ditë e karakterizuar nga lodhja, ndaj sot përpiqeni të relaksoheni dhe të rikuperoni forcën fizike dhe mendore. Merreni të gjitha lehtë.

Peshorja

Në këto orë shumë prej jush do të dëshironin të qëndronin në një vend tjetër nga ku jeni. Në këtë fazë duket se nuk jeni të kënaqur me asgjë ose të paktën dëshironi të përmirësoni gjithçka. Mos u shqetësoni: do të kalojë së shpejti.

Akrepi

Kjo fundjavë mund t’ju befasojë. Nëse jeni beqar shkoni në festa, rrini me njerëz, shkoni në palestër. Me pak fjalë, dilni nga shtëpia! Afërdita ka një aspekt që nuk është i lehtë për t’u menaxhuar dhe për këtë arsye rrezikoni të vini në provë ata që ju rrethojnë.

Shigjetari

Së shpejti lajmet për punë. Jupiteri ka ndryshuar shenjë por muajt e fundit duhet të kishte sjellë disa lajme të mira apo ndryshime të papritura, një fundjavë të dobishme për dashurinë.

Bricjapi

Në këto orë jeni veçanërisht nervozë. Mosmarrëveshjet mund të lindin në dashuri: mos merrni vendime të nxituara. Dëgjoni në vend që të veproni.

Ujori

Hëna është e favorshme dhe ndihmon për të kapërcyer hutimet që kanë lindur kohët e fundit. Ideja është të mos përjetoni një Krishtlindje plot kaos. Do të kërkoni intimitet dhe bashkim familjar.

Peshqit

Gjatë fundjavës që vjen mund të ketë shumë hutime, veçanërisht për ata që duhet të organizojnë darkën e Krishtlindjeve ose për ata që kanë një takim familjar sot. Shpresa është që të mos ju duhet të bëni shumë dhurata në minutën e fundit.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-le-previsioni-di-domenica-17-dicembre-2022/

Burimi i fotos: freepik.com