Home ShowBiz Lionel Messi vendos një rekord të ri në rrjete sociale me postimin me Kupën e Botës
Lionel Messi vendos një rekord të ri në rrjete sociale me postimin me Kupën e Botës
0

Lionel Messi vendos një rekord të ri në rrjete sociale me postimin me Kupën e Botës

0
0

Postimi në Instagram i Lionel Messit në Kupën e Botës ka vendosur një rekord të ri pëlqimesh me postimin e tij në rrjete sociale.

Një galeri e Lionel Messit që feston fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës është bërë postimi më i pëlqyer në Instagram ndonjëherë.

Futbollisti – i cili udhëhoqi ekipin e tij drejt triumfit të parë të Kupës së Botës në 36 vjet – mori më shumë se 60 milionë pëlqime duke vënë një rrekord të ri.

Messi e shoqëroi postimin me një mbishkrim ku shkruhej: “Kampionwt e Botws. E kam ëndërruar aq shumë, e kam dashur aq shumë sa nuk mund ta besoj ende”.

‘Faleminderit shumë për familjen time, për të gjithë ata që më mbështesin dhe gjithashtu për të gjithë ata që besuan në ne. Ne demonstruam edhe një herë se argjentinasit, kur luftojmë së bashku dhe të bashkuar, jemi të aftë të arrijmë atë që kemi vendosur të bëjmë. Merita i përket këtij grupi, që është mbi individualitetet, është forca e të gjithëve që luftojnë për të njëjtën ëndërr’, ka shkruar Messi.

Linku: https://www.bbc.com/news/technology-64003233

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/leomessi/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8cd98700-2b12-48e0-a2b7-28f6dca3cc93

tags: