Aktorja Olta Gixhari dhe pse gjithmonë ka qenë në fokusin e mediave shumë pak dimë për jetën e saj private.
Gixhari prej vitesh jeton së bashku me partnerin dhe djalin në Spanjë.
Pjesmarrja e saj në Big Brother ka bër që të zbulojmë më shumë detaje nga jeta e saj private që në ditët e para.
Olta Gixhari në një bisedë me banorët thotë se partneri më jep shumë qetësi dhe e ka pikë shumë të fortë referimi.
Kujtojmë se në daljet e saj ajo ka preferuar të mos zbulojë asgjë më shumë se emrin.
‘Unë emrin mund ta them por nuk është se më kanë pyetur njeri se si e ka emrin partneri im por zakonisht më kanë pyetur përse nuk e tregon fytyrën e tij.
Partneri im quhet Dori, ai nuk është person publik dhe nuk ka dëshirë të jetë person publik. – tha Gixhari në një nga daljet e saj.
Linku: https://www.instagram.com/oltagixhari/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/oltagixhari/