Home Aktualitet Alarm për bombë! Aeroporti i Prishtinës mbyllet përkohësisht
Alarm për bombë! Aeroporti i Prishtinës mbyllet përkohësisht
0

Alarm për bombë! Aeroporti i Prishtinës mbyllet përkohësisht

0
0

Aeroporti i Kosovës Adem Jashari është mbyllur përkohësisht si pasojë e një alarmi për bombë.

Lajmi ka alarmuar një pjesë të qytetarëve.

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.

Linku: https://tvklan.al

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/airportpristina