Home Aktualitet Tjetër skandal për ushqimin, AKU ndan njoftimin e rëndësishëm për konsumatorët
Tjetër skandal për ushqimin, AKU ndan njoftimin e rëndësishëm për konsumatorët
0

Tjetër skandal për ushqimin, AKU ndan njoftimin e rëndësishëm për konsumatorët

0
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë një deklaratë ditën e sotme. AKU njofton se një sumplement ushqimor për kafshë me Numër Loti 2K1MC është konstatuar me prani e pluhurit të qelqit. Sipas AKU, njoftimi në lidhje me këtë problem ka ardhur nga Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin, pas analizave laboratorike të kryera nga Gjermania. Bëhet me dije se po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për bllokimin dhe tërheqjen e produktit. AKU u bën thirrje konsumatorëve që e kanë blerë, të mos e konsumojnë por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.

‘Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë), pas analizave laboratorike të kryera nga Gjermania është konstatuar prani e trupave të huaj, pluhur qelqi, në produktin DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS, suplemente ushqimore me Nr.Loti 2K1MC.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit që tregtojnë këto suplemente ushqimore, për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt të mos e konsumaojnë por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.’

Gjithashtu është konstatuar skandal dhe me ushqimin në fast food. AKU ka reaguar kështu në faqen zyrtare.

566 kg produkt gjiro i bllokuar. Fast-food-i me kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kryerjen e kontrolleve me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorëve në këtë prag festash të ndërrimit të viteve.

Nga kontrolli i kryer në subjektin “V. Gj.”, me aktivitetit fast food, Tiranë, u konstatua se produkti gjiro përpunohej në kushte të papërshtashme higjieno – sanitare.

Si rrjedhojë nga ana e trupës inspektuese u bë bllokimi i këtij ambienti, ndaj subjektit u vendos masë administrative “gjobë” me vlerë 500’000 lekë, si dhe u bllokua sasia prej 566 kg produkt gjiro për të cilat u krye marrje mostre për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik.

Linku: https://www.facebook.com/aku.gov.al

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/aku.gov.al