Home ShowBiz Si e priti ftesën për rolin e opinionistes në “BBV2”? Rrëfehet Zhaklin Lekatari
Si e priti ftesën për rolin e opinionistes në “BBV2”? Rrëfehet Zhaklin Lekatari
0

Si e priti ftesën për rolin e opinionistes në “BBV2”? Rrëfehet Zhaklin Lekatari

0
0

Zhanklin Lekatari ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Pardon My French”.

Ajo ka folur rreth eksperiencës së saj si opinioniste e formatit të shumëpërfolur “Big Brother VIP”.

Zhaklin tregoi se ftesën për të qenë opinioniste e ka pranuar pas një bisede me Arbanën.

“Bisedën e kam bërë me Arbanën. E kuptova që është një përgjegjësi e madhe dhe duke parë vjet debatet e tmerrshme dhe njerëzit që ziheshin dhe që u ndanë në dy kampe kishe frikë të bëje një koment. Vjet nuk isha fanse e asnjë grupi, e ndiqja por nuk mendoja që dikush kishte të drejtë.

Ishin dinamika që pritet të ndodhnin në shtëpinë e “BBV” prandaj organizohet. Do të ishte budallallëk të thoje që unë jam e habitur që do të kishte debate. Frika është që ti e di që do të jesh në mes të një fortune dhe mirë apo keq do të ketë njerëz që do të të duan dhe do të të urrejnë.

Ti duhet të jesh shumë objektive dhe ai mendimi yt duhet të jetë i argumentuar do ketë një logjikë shumë të fortë dhe do të jesh në kohezion, duhet të mbash logjikën deri në fund. Ti duhet të ndihesh e lumtur që të kanë përzgjedhur dhe nuk do të zhgënjesh zgjedhjen që kanë bërë, do të japësh maksimumin”, është shprehur Zhankin.

Linku: https://www.instagram.com/topalbania_radio/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Clva6Q2LRqU/?utm_source=ig_web_copy_link