0
0
Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë do të sjellin gjatë orëve të para të ditës alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në në zonat veriore të Shqipërisë.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës do t’i shtojë vranësirat në territor, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht qëndrore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: